KRU 'Prishtina' njofton për nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

KRU 'Prishtina' njofton për nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 631.58 metra mbi nivelin e detit ose 3.42 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit sot është 644.60 metra mbi nivelin e detit ose 5.25 metra nën nivelin e kapërderdhjes./Motilokal.com