35 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Indi

35 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Indi

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indinë jugore pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve, duke përmbytur qytetet dhe fshatrat. Pesë fëmijë janë në mesin e viktimave. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet pasi rezultojnë të humbur shumë njerëz.

Kottayam dhe Idukki janë dy nga rrethet më të prekura. Mijëra njerëz janë evakuuar dhe janë ngritur më shumë se 100 kampe në të gjithë shtetin, tha të dielën kryeministri i Kerala, Pinarayi Vijayan.


Nuk është e pazakontë që reshjet e mëdha të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Kerala, ku ligatinat dhe liqenet që dikur vepronin si mbrojtje natyrore kundër përmbytjeve janë zhdukur për shkak të rritjes së urbanizimit dhe ndërtimit.


Në vitin 2018, rreth 400 njerëz humbën jetën dhe më shumë se një milion të tjerë u zhvendosën nga përmbytjet më të këqija në Kerala në një shekull.


Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi./Motilokal.com