Pas reshjeve të shiut, kjo javë me mot të ngrohtë e diell në Kosovë

Pas reshjeve të shiut, kjo javë me mot të ngrohtë e diell në Kosovë

Pas reshjeve të shiut dhe borës në viset malore, kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm për shkak të depërtimit të masave ajrore me presion të lartë atmosferik. Mëngjes nëpër ultësira parashihet të jenë me mjegull, ditën më ngrohtë dhe diell.

Sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 14 °C.

Edhe dita e martë do të jetë me mot kryesisht të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 13 °C.

E mërkura do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 16 °C./Motilokal.com