Aktorja dhe regjisori rus janë kthyer në Tokë pasi kanë përfunduar skenën e xhirimit të një filmi në hapësirë. Klim Shipenko dhe aktorja Yulia Peresild, si dhe kozmonauti Oleg Novitskiy janë larguar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe kanë zbarkuar në Kazakistan, ku janë takuar nga ekipi i xhirimeve të filmit, që kanë xhiruar skenën e uljes, raporton Reuters.
Peresild dhe Shipenko kaluan 12 ditë në bord duke xhiruar skena për filmin e tyre “Sfida”. Peresild luan rolin e mjekës, e cili udhëton në stacionin hapësinor për të shpëtuar jetën e një kozmonauti.

Përkthyesi në gjuhën angleze për misionin rus mund të dëgjohet duke thënë në përkthim, “kamera, veprim” ndërsa ekuipazhi filmoi disa fotografi të së njëjtës skenë në vendin e uljes, para se të çoheshin në një institucion mjekësor.
Nëse përfundon me sukses, projekti që po e bënë Rusia do të mundë SHBA-në në kapitullin e fundit në garën hapësinore, në prodhimin e filmave. Vitin e kaluar, NASA njoftoi planet për yllin e Hollivudit, Tom Cruise, për të xhiruar një film, por që ende nuk është zbuluar asgjë rreth këtij projekti./Motilokal.com
