Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro rikonfirmoi sot se në lumin Vjosë nuk do të ndërtohet.
Ajo këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi me gazetarin e së përditshmes “Trouw” në Holandë, Thijs Kettenis, i cili ndodhet në Shqipëri për të shkruar një reportazh mbi lumin Vjosë.
“Është shumë e rëndësishme Vjosa si për ne, ashtu edhe për fqinjët tanë, prandaj e kemi shpallur zonë të mbrojtur. Aty nuk do të ndërtohet”, tha Kumbaro.
Por, ministrja Kumbaro theksoi se nuk duhet të stepemi të shfrytëzojmë shanset që na jep ekoturizmi dhe zhvillimi i qëndrueshëm për t’u dhënë mundësi të gjithë banorëve të jetojnë e ta ndërtojnë ekonominë e tyre aty, siç kanë bërë prej shekujsh.
“Sa më realiste të jenë projektet, aq më shumë ëndrra do të mund të realizojmë”, u shpreh ministrja Kumbaro./Motilokal.com
