Londra është përfshirë nga një stuhi shiu, duke shkaktuar përmbytje në rrugë dhe në disa dyqane. Gjithashtu raportohet edhe për bllokime të hekurudhave dhe autostradave.
Shumë londinezë sot nuk patën mundësi të shkonin në punë. Shumë dyqane u përmbytën, sidomos në lagjen elegante Knightsbridge, duke shkaktuar dëme të mëdha në mallra, shkruan BBC.
Sipas Met Office, parku i Shën Xhejmsit, në qendër të kryeqytetit britanik, u përmbyt nga 35 milimetra shi midis mesnatës dhe orës 06:00, ndërsa autostradat M23 dhe M25 në Sussex u mbyllën pjesërisht për trafikun.
Ekspertët e klimës thonë se numri i ngjarjeve ekstreme të shiut po rritet. Met Office thotë se sasia e shiut nga ditët jashtëzakonisht të lagështa është rritur me 17%.
Tani në Londër këto reshje shiu po ndodhin çdo disa javë ose muaj. Qytetet si Londra tani duhet të përgatiten për ngjarjet e shpejta të përmbytjeve në të ardhmen. Sistemet e transportit në veçanti janë të prekshme./Motilokal.com














