Greta Thunberg kritikoi propozimin e Joe Biden për infrastrukturën dhe klimën si të pamjaftueshme. Po ashtu ajo përqeshi liderët botërorë me rastin e hapjes së samitit për klimën të mbajtur në Itali, duke akuzuar liderët se po bëjnë “premtime boshe” sa i përket ngrohjes globale.
“Ndërtoni më mirë, blla blla blla. Ekonomia e gjelbër, blla blla blla”, tha aktivistja suedeze në samitin Youth4Climate. “Zero zero deri në vitin 2050, blla blla blla”.
"Kjo është gjithçka që dëgjojmë nga të ashtuquajturit udhëheqësit tanë. Fjalët që tingëllojnë mirë, por deri më tani nuk kanë çuar në asnjë veprim”, u shpreh ajo.
Thunberg po i referohej propozimit të Presidentit Joe Biden për “Ndërtoni më mirë”, një plan i gjerë i Shtëpisë së Bardhë për të ulur kostot e kujdesit për fëmijët, drogën dhe strehimin; ulja e taksave për klasën e mesme dhe subvencionimi i energjisë së pastër si era dhe dielli.
Më 13 shtator, demokratët në Kongres paraqitën një sërë propozimesh për të përmbushur qëllimin e Shtëpisë së Bardhë për të përgjysmuar emetimet e gazrave serrë deri në vitin 2030.
Propozimet janë pjesë e projekt-ligjit të buxhetit prej 3.5 trilionë dollarësh, por disa argumentojnë se masat e rrepta mund t'i kushtojnë amerikanëve më shumë para në fatura.
Ato përfshijnë tarifën e parë federale për ndotjen e klimës nga termocentralet, një tarifë për emetimet e metanit nga prodhuesit e naftës dhe gazit e miliarda dollarë për pronarët e shtëpive dhe qeverive për të investuar në efikasitetin e energjisë.
Adoleshentja me një dozë humori citoi edhe fjalimin e kryeministrit britanik Boris Johnson të mbajtur në prill, të cilit iu referua si “përqafim lepurushësh”, duke kritikuar politikanët për mospasje të planit B dhe ekonominë e gjelbër.
“Nuk ka planetë B, blla, blla, blla. Më mirë krijoni një ekonomi të gjelbër, blla, blla”, tha Thunberg gjatë fjalimit të saj.
Aktivistja e cila u bë e famshme me protestat kundër ndryshimeve klimatike në vendlindjen e saj në Suedi./Motilokal.com
