2Africa, një projekt kabllor nënujor i financuar nga Facebook së bashku me disa operatorë telekomunikacioni, do të bëhet sistemi kabllor optik më i gjatë në botë.
Rrjeti social ka njoftuar se konsorciumi i kompanive që qëndrojnë pas nismës ka vendosur të shtojë një segment të ri në strukturën e quajtur 2Africa Pearls, e cila do të lidhë Afrikën, Evropën dhe Azinë.
Kur Facebook prezantoi projektin për herë të parë, tha se 2 Africa do të ishte 37 mijë kilometra i gjatë në tabanin oqeanik. Muajin e kaluar konsorciumi vendosi zgjatimin e kabllove nënujor për të arritur katër pika të reja dhe ky segment do ta dërgonte gjatësinë në total 45 mijë kilometra.
Siç nënkupton edhe emri i saj, qëllimi i iniciativës 2Africa është të sigurojë lidhje interneti për njerëzit që jetojnë në Afrikë, që aktualisht është kontinenti më pak i lidhur.
Synimi fillestar i tij ishte të ofronte internet për 1.2 miliardë banorë por me zgjatimin e ri, kabllo optik nënujor do t’u shërbejë 3 miliardë banorëve./Motilokal.com
