Pandemia COVID-19 përveç efekteve negative në shëndet, ka patur edhe ato pozitive, duke përshpejtuar automatizimin edhe në shpërndarjen e produkteve dhe ushqimeve. Të paktën 1000 shpërndarës mekanikë do të shtohen në flotat e kompanive kineze gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Gjigantët e tregtisë elektronike Alibaba dhe JD.com, së bashku me kompaninë e shpërndarjes së ushqimit Meituan, planifikojnë të punësojnë 2000 robotë deri në vitin 2022, katër herë më shumë se sa janë sot. Disa nga robotët janë dron fluturues, por shumica janë kuti të mëdha me rrota.
Miliona korrierë në Kinë dorëzojnë produkte me një kosto të kufizuar 3 juanë (0.40 euro), por shumë kompani kanë eksperimentuar me dërgesa robotike që nga viti 2013.
Por me zhvillimin e teknologjisë pritet të ulet edhe numrin i punëtorëve fizik, gjë që nuk pritet edhe aq mirë./Motilokal.com
