Lehtësimi i Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i mundësoi 9,000 familjeve në Ballkanin Perëndimor të investojnë 45 milionë euro në teknologji të kursimit të energjisë. BERZH tha se e zgjeroi programin në bashkëpunim me donatorët në 135 milionë euro, me më shumë fonde që do të vijnë vitin e ardhshëm. Pjesëmarrësit që paraqitën rezultatet dhe planet theksuan se është në interesin e vendeve të rajonit dhe qytetarëve të tyre për të gjelbëruar ekonomitë e tyre.
Programi i Financimit të Ekonomisë së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor (GEFF) u krijua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me mbështetjen e donatorëve dhe siguron linja krediti të specializuara për individët, së bashku me stimujt e financuar nga Bashkimi Evropian, për investime në energji efikasiteti.
Programi është i bashkëfinancuar nga BE, Ministria Federale Austriake e Financave dhe donatorë dypalësh në Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Është pjesë e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë (REEP) për Ballkanin Perëndimor dhe zbatohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. GEFF u shtri në Malin e Zi në mars.
Pas zbatimit të suksesshëm të programit në nivel rajonal – i cili para pak kohe, saktësisht në mars të vitit 2021, është zgjeruar edhe për Malin e Zi – si edhe rritjes gjithnjë e më të madhe të interesimit për financimin e efiçiencës energjetike, fondet e GEFF janë rritur nga 85 në 135 milionë EURO, kurse gjatë vitit 2022 planifikohet zgjerimi i mëtejmë i programit.
Fondet do të jenë të disponueshme përmes institucionevee lokale financiare dhe do të mundësohen për një numër edhe më të madh të familjeve në rajon që ta përmirësojnë efiçiencën e energjisë në shtëpitë e tyre.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që mbështetja jonë ia ka mundësuar një numri të madh të familjeve në Ballkanin Perëndimor që të investojnë në përparimin e efiçiencës energjetike në shtëpitë e tyre, gjë që ka sjellë reduktimin e emetimit të gazrave të dëmshme, por edhe uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike. Lufta kundër ndotjes së ajrit dhe ulja e intensitetit të energjisë janë prioritetet kryesore në rajon dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen përmes GEFF-it si një nga shtyllat tona kryesore për sektorin e banimit”, tha Aleksandra Vukosavleviq, drejtoreshë e BERZH-it për institucione financiare për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për Evropën Lindore.
Individët të cilët duan të investojnë në efikasitetin e energjisë mund të aplikojnë për linjat e specializuara të kredisë në institucionet financiare lokale partnere. Pas përfundimit të suksesshëm të investimit, individët do të marrin stimuj në formën e granteve të BE-së në vlerën deri 20 për qind të shumës së kredisë.
Kontributi i deritanishëm i BE-së me këtë program është 27 milionë EURO për program si mbështetje e individëve në Ballkanin Perëndimor që kanë investuar në teknologji efikase energjetike, me çfarë këto investime janë bërë të arritshme për qytetarë.
Richard Masa, shef i sektorit, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Europian, deklaroi: “Komisioni Europian është gati të mbështesë zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të fondeve të programit IPA III, është planifikuar ndarja e 500 milionë euro veçanërisht për këtë qëllim.
WBIF do të mbështesë zbatimin e Agjendës së Gjelbër me gjelbërimin e investimeve të mëparshme dhe të ardhme në të gjithë sektorët si edhe dhënien e përparësive investimit në teknologjitë të cilat mund ta përshpejtojnë tranzicionin e gjelbër.”
“Austria e mbështet fuqishëm GEFF-in në Ballkanin Perëndimor për të promovuar investimet e individëve në efiçiencën energjetike dhe që t’u mundësohet individëve dhe familjeve të varfëra që t’i shohin përparësitë nga këto investime, njëkohësisht duke i kontribuar përmirësimit të qëndrueshëm, ekologjik dhe të pranueshëm të shtëpive dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike”, tha Leander Treppel, drejtor i bordit të EBRD për Austri.
Programi gjithashtu ka ofruar mundësi për bashkëpunimin e me më shumë se 4,000 prodhuesve dhe shitësve të teknologjive të gjelbra dhe shumë efikase në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shitësit janë paraqitur në Selektorin e teknologjisë, në katalogun online në internet të produkteve eficiente të para-aprovuara, të arritshme në të gjitha 6 tregjet e Ballkanit Perëndimor.
Katalogu është i disponueshëm përmes faqeve të internetit GEFF (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbi) dhe përfshin produkte të tilla si izolimi termik, kaldajat me efikasitet të lartë, pompat e nxehtësisë, kolektorët diellorë ose ngrohësit diellorë për ujë të nxehtë dhe sistemet fotovoltaike. Selektori i teknologjisë mundëson kërkimin më të lehtë të teknologjive dhe shërbimeve dhe e nënkupton listën e shitësve përkatës.
Ngjarja online është organizuar me qëllim që të festohet suksesi i programit GEFF dhe që t’u dorëzohen shpërblimet institucioneve financiare partnere dhe shitësve. Gjatë ngjarjes u mbajt edhe një panel diskutimi mbi gjelbërimin e mëtejshëm të ekonomive të rajonit, në përputhje me Agjendën e Gjelbër të BE-së dhe me Planin Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor.
Violeta Kogalniceanu, shefe e Sektorit për Infrastrukturë dhe Efikasitet Energjetik, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, deklaroi: “Suksesi i programit GEFF në Ballkanin Perëndimor është dëshmi se investimet në efiçiencën energjetike të individëve e paguajnë vetveten përmes kursimeve që i realizojnë.
Përveç kësaj, suksesi i arritur dëshmon se programi i mirë, i cili e kombinon me mençuri dialogun për rregulloret, përkrahje teknike, gatishmëri të BERZH-it që t’u japë hua institucioneve financiare partnere, si edhe grantet nga fondet e BE, në formën e stimujve, mund të kenë ndikim të dukshëm në treg.”
Si mirënjohje me përpjekjet e përbashkëta të donatorëve të GEFF-it, institucioneve financiare partnere, prodhuesve dhe shitësve të teknologjive të gjelbra, BERZH ju dhuroi donacion prej 1,000 pemësh që do të mbillen në mbarë rajonin gjatë vjeshtës së vitit 2021.
Ky shpërblim i gjelbër para se gjithash u shpreh mirënjohje për rezultatet e arritura 18 institucione financiare partnere të cilat janë përfshirë gjatë fazës së parë të programit dhe të 32 shitësve më aktivë dhe më të përkushtuar./Motilokal.com
