Një tjetër tërmet i fuqishëm godet ishullin e Kretës

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet ishullin e Kretës

Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi ishullin grek të Kretës, një ditë pas tërmetit në të cilin një person humbi jetën dhe disa u lënduan.

Instituti Gjeodinamik i Athinës deklaroi se tërmeti i mëngjesit të sotëm, më i fuqishmi nga dhjetëra që goditën ishullin, kishte epiqendrën 22 kilometra në juglindje të Heraklion, kryeqyteti i Kretës dhe i katërti më i madh në Greqi, transmeton Anadolu.

Ministria greke e krizës klimatike dhe mbrojtjes civile tha se tërmetet më të forta u ndoqën kryesisht nga ato më të vogla. Popullsia e zonës është paralajmëruar të shmang ndërtesat që kanë ndonjë, qoftë edhe dëmin më të vogël të mundshëm dhe të ndjekë udhëzimet e autoriteteve.

Si pasojë e tërmetit të së hënës qindra shtëpi besohet të jenë dëmtuar dhe shumë banorë e kaluan natën në çadrat e ngritura nga autoritetet.

Greqia ndodhet në një rajon shumë aktiv sizmik dhe përjeton qindra tërmete çdo vit. Pjesa dërrmuese janë të dobëta dhe nuk shkaktojnë ndonjë dëm apo lëndime./Motilokal.com