Kopshti mbretëror botanik në Britani thyen rekord botëror

Kopshti mbretëror botanik në Britani thyen rekord botëror

Kew Gardens ose Kopshti Mbretëror Britanik ka thyer rekordin Guiness për koleksionin më të madh të specieve bimore në një vend të vetëm.

I ndërtuar në vitin 1759, në maj të 2019 në të numëroheshin 16.900 lloje unike bimësh. Kjo e bën atë vendin me koleksionin më të madh të florës së gjallë në një kopsht. Pritet që numri të rritet pas përfundimit të një inventari të të gjithë koleksionit.

A bird's eye view of the Broad Walk Borders - A long path running through the middle with colourful plants and trees on either side

"Ne jemi absolutisht të emocionuar që mbajmë rekordin për koleksionin më të madh të bimëve të gjalla. Është një vlerësim fantastik dhe një meritë për punën e palodhur të hortikulturistëve dhe shkencëtarëve tanë", thotë Richard Barley, Drejtor i Hortikulturës në Kopshtet Botanike Mbretërore Kew.

Andrew McRobb/ © RGB Kew

Në vitin 2018, Kew regjistroi një rekord tjetër Guinness për lulen më të gjatë dhe me aromë.

Bird's eye view of the Palm House surrounded by trees, plant beds and the edge of a large pond

Trashëgimia botërore e UNESCO-s ka shumë bimë që mbajnë rekorde, si Titan Arum që njihet si bima më e lartë dhe më kundërmuese në botë. Atje ndodhet edhe bima mishngrënëse më e gjatë në botë, e cila është rreth 43 centimetra e lartë.

Giant waterlily pads on the surface of a pond inside a glasshouse

Nën menaxhimin e kopshtit ndodhet edhe depoja më e madhe e farave në botë që përmban rreth 2.4 miliardë fara të 40.000 llojeve./Motilokal.com