Regjistrohen lëkundje tërmeti në Tiranë

Regjistrohen lëkundje tërmeti në Tiranë

Tirana është lëkundur nga dridhjet e tokës këtë të martë rreth orës 16:04. EMSC raporton se magnituda e tërmetit ka qenë 3.9 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 21 kilometra në verilindje të Tiranës dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit. Lëkundjet janë ndjerë në Mal të Zi dhe në disa vende të tjera të rajonit.

Lëkundjet e ditës së sotme përkojnë me tërmetin e dy viteve më parë që tronditi vendin në të njëjtën datë dhe orë. Më 21 shtator 2019, rreth orës 16:09, pati lëkundje me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter./Motilokal.com