Daily Mail: Tirana kryeqyteti më i lirë në Evropë

Daily Mail: Tirana kryeqyteti më i lirë në Evropë

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është qyteti me çmimet më të arsyeshme në Evropë për pushuesit britanikë.

Kjo është sipas Post Office Travel Money, e cila krahasoi koston e artikujve tipikë të pushimit në 40 qytete të ndryshme, përfshirë një sërë pijesh, një darkë për dy veta me verë, akomodim dy netë në fundjavë në hotel me tre yje, ture si edhe transportin brenda qytetit.

Tirana ka një çmim mesatar prej 132 funta, një filxhan kafe që kushton vetëm 61 cent dhe akomodimi i një fundjave arrin 61 funta.


Katowice në Poloni, është 24 për qind më i shtrenjtë më 164 funta, me kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius që renditet i treti me 166 funta.

Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, është qyteti më i shtrenjtë me 429 funta. Atje, akomodimi për dy netë kushton 157 funta.

Tabelat që tregojnë çmimet në 10 destinacionet me vlerën më të mirë për britanikët e analizuar nga Post Office Travel Money

Sidoqoftë, qytetet e Evropës Lindore nuk e dominojnë plotësisht tregun e artikujve me çmime të arsyeshme.

Lisbona renditet qyteti i katërt për çmimet në Evropë për britanikët./Motilokal.com