Shpërthen vullkani Kubre Vieha në ishullin La Palma të Spanjës

Shpërthen vullkani Kubre Vieha në ishullin La Palma të Spanjës

Vullkani Kubre Vieha, në arkipelagun e Ishujve Kanarie, në anën jugore të ishullit La Palma në Spanjë ka shpërthyer këtë të diel duke nxjerrë lavë, tym të dendur dhe hi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se para disa ditësh në këtë zonë është regjistruar aktivitet i lartë sizmik dhe sot më herët autoritetet kishin filluar të evakuonin zonat e banuara pranë vullkanit, duke larguar në fazën e parë njerëz me probleme lëvizshmërie dhe disa kafshë nga fermat.

Autoritetet kishin paralajmëruar banorët për ditë të tëra gati të largoheshin. Shpërthimi ndodhi në shpatin e pyllëzuar të zonës Cabetta de Vaca.

Menjëherë më pas, bashkia u bëri thirrje banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm, të mos i afrohen zonës dhe të mos lëvizin në rrugë./Motilokal.com


Lava and smoke are seen following the eruption of a volcano in the Cumbre Vieja national park at El Paso, on the Canary Island of La Palma, September 19, 2021. REUTERS/Borja Suarez

Lava and smoke rise following the eruption of a volcano in the Cumbre Vieja national park at El Paso, on the Canary Island of La Palma, September 19, 2021. REUTERS/Borja Suarez

Lava pours out of a volcano in the Cumbre Vieja national park at El Paso, on the Canary Island of La Palma, September 19, 2021, in this screen grab taken from a video. FORTA/Handout via REUTERS

Lava pours out of a volcano in the Cumbre Vieja national park at El Paso, on the Canary Island of La Palma, September 19, 2021, in this screen grab taken from a video. FORTA/Handout via REUTERS

May be an image of fire and outdoors

May be an image of fire and outdoors