Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i kthjellët e me diell, gjatë pasdites vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 27 °C.
Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët e me diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 16 deri në 22 °C.
E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 19 °C./Motilokal.com
