Java në Kosovë fillon me mot ndryshueshëm, me vranësira dhe diell. Nga dita e martë pritet rënie e temperaturave.
Sot do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 23 °C.
Dita e martë do të jetë më ftohtë, pjesërisht me re dhe vende-vende mundësi për riga shiu. Temperaturat do të luhatën prej 11 deri në 16 °C.
E mërkura do të mbajë me mot të ftohtë, kryesisht me vranësira dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 9 deri në 14 °C./Motilokal.com
