Java nis me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Java nis me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Java në Shqipëri do të nis me reshje shiu e hera herës me shtrëngata edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë. Mesjava do të ketë mot me alternime vranësirash e kthjellimesh dhe me shi lokal.

Dita e hënë do të jetë me mot të vranët e me reshje shiu përgjatë paradites, ndërsa pasdite me kthjellime e diell. Temperaturat do të luhatën nga 20 deri në 24 °C.

Të martën pritet të mbajë mot pjesërisht me re paradite, ndërkaq pasdite kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 25 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me mot pothuajse i kthjellët e me reshje shiu gjatë paradites. Temperaturat do të sillen prej 17 deri në 23 °C./Motilokal.com