Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa rrugë të qytetit të Kukësit. Reshjet nisën orët e para të mëngjesit dhe kanë përfshirë të gjithë verilindjen.
Intensifikimi i reshjeve në orët e para të mëngjesit ka sjell përmbytje të konsiderueshme në rrugët e qytetit,
Probleme nga reshjet janë shfaqur tek ura e Drinit të Zi e cila është përmbytur duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Po ashtu edhe segmenti rrugor qe lidh qytetin e Kukësit me rrugën Kukës-Morine të Rrugës së Kombit është nën pushtetin e ujit dhe dherave./Motilokal.com
