Riciklimi është një nga hallkat më të rëndësishme në hierarkinë e mbetjeve të përcaktuar në legjislacionin shqiptar për mbetjet. Në vendin tonë ka filluar grumbullimi dhe menaxhimi i mbetjeve të baterive dhe bazuar në Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta 2020-2035, synohet që në vitin 2035 të kemi riciklim midis 50% dhe 75% për materiale të ndryshme të baterive.
Pse duhet të grumbullojmë dhe riciklojmë mbetjet e baterive?
Bateritë dhe pilat, të cilat na e bëjnë më të lehtë jetën, kur kthehen në mbetje ato bëhen të dëmshme për mjedisin. Përzierja me mjedisin e baterive të skeduara ose që kanë dalë jashtë përdorimit për arsye të dëmeve të ndryshme që kanë pësuar, shkaktojnë ndotjen e mjedisit në masë serioze. Mbetjet e baterive të cilat asgjësohen duke i djegur, përbëjnë një kërcënim për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Pilat e transportueshme dhe bateri e akumulatorë të llojeve të ndryshme përmbajnë elementë të rrallë. Veçanërisht nga rifitimi i pilave të rikarikueshme sigurohet elementi i kobaltit, rezervat e të cilit në botë janë reduktuar mjaft. Kur i mendojmë të gjitha këto është e domosdoshme që riciklimi i mbetjeve të pilave dhe asgjësimi i pjesëve të parifitueshme të bëhet në mënyrë të shëndetshme. Riciklimi minimizon gjenerimin e mbetjeve të baterive dhe hedhjen e pakontrolluar të tyre si dhe kontribuon ndjeshëm në ruajtjen e sipërfaqes së tokës, ujërave nëntokësore e sipërfaqësore dhe të bimësisë.
Efektet negative në shëndetin e njerëzve
Bateritë krahas përdorimit te tyre dhe aneve pozitive kane edhe disa efekte negative te tyre nëse hidhen si mbeturina për arsye se përmbajnë elemente toksik plumb dhe kadmium. Për njerëzit, plumbi dhe kadmiumi mund të merren nga gëlltitja apo frymëmarrja nëse këta elementë jane në ajër. Elementët toksik shkaktojnë, të përziera , dhimbje te barkut , mëlçisë , dëmtime në veshka , acarim të lëkurës, dhimbje koke, astma, nervozizëm, ul koeficientin e inteligjencës te fëmijët dhe nganjëherë madje shkakton kancer qe mund të merret nga ekspozimi ndaj metaleve të tilla për një periudhë kohe të gjate.
Çfarë duhet bërë për riciklimin e baterive
Për mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit, edhe bateritë, ashtu si çdo lloj produkti tjetër, duhet të grumbullohen veçmas dhe të dërgohen në destinacionet e duhura. Konsumatori është pika më e rëndësishme në grumbullimin e mbetjeve të baterive dhe dërgimin e tyre në pikat e grumbullimit të baterive. Për të ndihmuar riciklimin e tyre Pushteti Lokal, duhet të hartojë plane menaxhimi ku të përfshihet ndërgjegjësimi për riciklimin e tyre si ngritja e qendrave të grumbullimit, ku konsumatori të dërgojë mbetjet e baterive./Motilokal.com
