Rama: 1 qershori, dita e çlirimit nga qeset plastike

Rama: 1 qershori, dita e çlirimit nga qeset plastike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar industritë e prodhimit të qeseve plastike në vend që kanë nëntë muaj afat që të adoptojnë linjën e prodhimit dhe të mos kërkojnë asnjë lëshim nga qeveria.

“Janë kthyer në makth. Shqipëria e pavarur nga qeset plastike do jetë me e gatshme për të fituar sfidën”, ka thënë Rama.

Rama tha se duke nisur nga data 1 qershori i vitit 2022 do hyjë në fuqi ndalimi përfundimtar i qeseve plastike për konsum vetjak dhe familjar në vendin tonë.

Ai theksoi se prodhimi e futja e qeseve plastike sanksionohet me zero tolerancë.

“S’jemi të parët që e bëjmë, por jemi të parët që duhet ta kishim bërë. Do anulohen të gjitha lejet e licensat absurde për të grumbulluar mbetje të riciklueshme duke nxjerrë nga kazanët mbeturinat e duke ndotur ajrin e çdo komuniteti duke bërë pirgje lart e poshtë”, është shprehu Rama.

“Mesazhi im për industrinë që sot prodhon qeset plastike për përdorim me blerje pakice është mos kërkoni asnjë lëshim nga kjo qeveri. Keni 9 muaj kohë për të adoptuar linjën e re të prodhimi. Dita e fëmijëve, 1 qershori do jetë dhe dita e çlirimit të Shqipërisë nga qeset plastike”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Më tej ai tha se bashkitë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë si duhet plehrat nuk do të përfitojnë asnjë lloj granti të pakushtëzuar nga buxheti i shtetit.

Asnjë investim i ri pa respektuar mjedisin nuk i vlen fare komunitetit, nëse nuk i garantohet pastërtia e mjedisit. Pastërtia duhet të kthehet në kryefjalën e çdo bashkie e kryebashkiaku të Shqipërisë. Asnjë tolerim pushtetit vendor për të gjitha ndërtimet pa leje. Dot ë jetën një nga shënjestrat prioritare të punës së përditshme dhe të vet policisë së shtetit bazuar në ligjin që kemi riparë dhe riforcuar.

“Ne duam ta bëjmë Shqipërinë e 2030 absolutisht kampione të turizmit në Ballkan. Për t’ia dalë të  që ta bëjmë këtë duhet të garantojmë pastërtinë dhe paprekshmërinë e paligjshme të turizmit. Vija bregdetare Shqipërisë, një mrekulli e Zotit dhe një pasuri që populli ynë duhet të përfitojë çdo ditë e më shumë duhet bërë si vija e Atdhedashurisë. Patriotizmi nuk është të urresh një komb tjetër por të bësh atë që duhet për vendin tënd”, theksoi Rama./Motilokal.com