Përmbytjet në Francë tregojnë ashpërsinë e krizës klimatike [Video]

Përmbytjet në Francë tregojnë ashpërsinë e krizës klimatike [Video]

Franca Jugore është goditur nga reshje të dendura të shiut, duka shkaktuar përmbytje. Zonat në rajonin Gard, pranë Montpellier u goditën më së shumti nga reshjet e shiut që zgjatën dy orë.

Reshjet e mëdha të shiut çuan në përmbytje në shumë qytete përfshirë Nimes dhe Calvisson.

Qeveria e Gard ka thënë se një person është zhdukur pasi ra në lumin Rhôny në qytetin Aimargues.

Helikopterët ndihmuan në shpëtimin e rreth 30 personave në autostradën midis Langlade dhe Gallargues le Montueux. Një tjetër shpëtim i 10 personave u bë në Aigues-Vives.

Nuk raportohet për viktima, por autoritetet kanë raportuar dëme të konsiderueshme të shtëpive dhe në infrastrukturë. Rajoni Gard ka mbyllur shkollat e tij dhe autostradën A9.

“Unë u jap të gjithë mbështetjen time banorëve që kanë vuajtur nga ky mot i ligë dhe i bëj thirrje që të jenë jashtëzakonisht vigjilentë në ditët në vijim. Shteti do të jetë aktiv me një njohje të shpejtë të gjendjes së katastrofës natyrore”, tha Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin në një vizitë në zonat e prekura.

Në fillim të kësaj jave, përmbytjet goditën kufirin franko-italian. Disa persona janë raportuar të zhdukur si në Francë ashtu edhe në Itali./Motilokal.com