NASA projekton teleskopin gjigant, lëshohet më 18 dhjetor!

NASA projekton teleskopin gjigant, lëshohet më 18 dhjetor!

NASA ka konfirmuar datën e momentit historik kur teleskopi i pagëzuar James Webb do të nis misionin e vëzhgimit të thellë në hapësirë gjatë dekadës së ardhshme. Përmes këtij misioni epik, teleskopi do të skanojë atmosferën e do të kthehet, siç thuhet, “në agimin e kohës”.

Një bashkëpunim i NASA-s dhe kompanisë hapësinore Northrop Grumman, mekanizmi 10 miliardë dollarësh u pllakos nga vonesa e dështime.

Megjithatë, më në fund duket se është gati që të përshkojë kozmosin me 18 dhjetor, duke u dhënë shkencëtarëve mundësinë të “shikojnë në të kaluarën”, njofton NASA.

Testi i Përfunduar i Teleskopit Hapësinor James Webb të NASA -s

Projektit iu deshën 24 vjet që të përfundonte me ndihmën e mijëra shkencëtarëve dhe inxhinierëve nga tre agjenci hapësinore: Këta ekspertë vijnë nga 24 vende në tre agjenci hapësinore – NASA, Agjencia Kanadeze e Hapësirës dhe agjencia hapësinore europiane.

Është llogaritur që duke orbituar gati 16 milionë kilometra nga Toka, Teleskopi James Webb do të arrijë të skanojë dritën nga yjet dhe galaktikat./Motilokal.com