Nju Jork ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë dhe naftë

Nju Jork ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë dhe naftë

Lista e vendeve që kanë nisur të ndalojnë shitjen e veturave të reja me benzinë dhe naftë po rritet.

Nju Jorku pritet t’i bashkohet kësaj liste pasi guvernatorja Kathy Cole, ka nënshkruar një ligj që zbaton ndalimin e automjeteve me benzinë dhe naftë në qytetin metropolitan.

Cole theksoi se duke nisur nga viti 2035 do të ndalohet shitja e veturave të reja me benzinë e naftë, në qytetin më të madh dhe më të populluar në SHBA.

Sipas njoftimit, të gjitha veturat e reja që do të shiten nga 2035 në Nju Jork duhet të lëshojnë 'zero' dioksid karboni.

Bashkim Evropian është gjithashtu e vendosur të heqë motorët termikë./Motilokal.com