Tornado e fuqishme shkatërroi një ishull në Itali

Tornado e fuqishme shkatërroi një ishull në Itali

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e një tornadoje që  ka përfshirë vendin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ishullin e vogël italian, Pantelleria në Mesdhe, ku si pasojë e tornados janë plagosur dhe disa të tjerë dhe janë shkatërruar disa ndërtesa.

May be an image of outdoors

Tornadoja goditi ishullin në jug të Sicilisë pasditen e së premtes. Për shkak të saj shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, thanë zjarrfikës lokale për AP. Ishulli është i preferuar sidomos nga pushuesit dhe turistët e huaj.

May be an image of outdoors

“Për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, kanë thënë autoritetet.

May be an image of road

Viktimat ishin në makina, të cilat fluturuan në ajër dhe u përmbysën, dhe të paktën një makinë ra në çati, ndërsa tjetrës i ishte thyer pjesa e përparme.

May be an image of tree and outdoors

Ndërkohë kryebashkiaku i Pantelleria, Vincenzo Vittorio Campo ka bërë me dije për mediat se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./Motilokal.com