Roboti i NASA-s merr me sukses një mostër të dytë nga shkëmbinjtë në Mars

Roboti i NASA-s merr me sukses një mostër të dytë nga shkëmbinjtë në Mars

Sonda hapësinore Perseverance e NASA-s mori me sukses një mostër të dytë nga shkëmbinjtë marsianë dhe kreu një analizë fillestare të saj, deklaroi agjencia hapësinore amerikane.

“Mostrat ka të ngjarë të jenë vullkanike me nuanca kripërash që mund të përmbajnë flluska uji”, shkroi NASA në Twitter.

Shkencëtari i projektit, Ken Farley tha se mostrat “zbulojnë një mjedis potencialisht të banueshëm të qëndrueshëm”.

“Është një zbulim i madh që uji ka qenë atje për një kohë të gjatë”, tha Farley, transmeton DPA.

Preservance mblodhi me sukses mostrën e saj të parë të shkëmbinjve marsianë, të quajtur “Montdenier”, të hënën, dhe e vendosi atë në mënyrë të sigurt në një enë për t’u kthyer në Tokë, ndërsa mostra e dytë, “Montagnac”, u mblodh nga i njëjti shkëmb dy ditë më vonë.

Preservance zbarkoi në Mars në fund të shkurtit pas një programi zhvillimor tetëvjeçar që kushtoi afërsisht 2,5 miliardë dollarë./Motilokal.com