Revista e mirënjohur kulturore Time Out Magazine ka bërë një listë të qyteteve më interesante të momentit, e cila është bazuar tek të dhëna dhe reagime nga rreth 30,000 banorë metropolesh nga i gjithë globi.
Duke u bazuar tek karantinimet e dy viteve të fundit, juria këtë vit vendosi të marrë parasysh edhe faktorë të tjerë si projektet komunitare, hapësirat e gjelbra apo edhe qëndrueshmërinë.
“Ne u përqendruam tek qytete të cilat nuk mendojnë vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Ata që duan ta bëjnë jetën më të mirë për të gjithë ne, por edhe nipërit dhe mbesat tona”, thekson Time Out Magazine.
1. San Francisko, SHBA
Në vendin e parë duke përfaqësuar bregun perëndimor është San Francisko, një nga qytetet më të mirë-njohura në SHBA. Në të njëjtën kohë, ky qytet ka pasur një nga reagime më të ashpra ndaj COVID-it, në përpjekje për ta mbajtur komunitetin sa më të sigurt.
SF New Deal ishte një projekt që përfshiu shefat e kuzhinës vendas për të ushqyer njerëzit më në nevojë. Parqet e shumta rreth e rrotull San Franciskos u kthyen në vende të qeta e të gjelbra për ata që nuk donin të ngecnin brenda. Dhe sigurisht, moti i mirë gjatë të gjithë vitit, sigurisht që do të ndihmonte këdo për të qëndruar pozitiv dhe optimist.
2. Amsterdam, Holandë
Një qytet i përqendruar tek kultura unike dhe jeta sociale, Amsterdami e vuajti jashtëzakonisht pandeminë dhe karantinimin e detyruar. Sipas studimit të Time Out ama, koha u shpenzua me zgjuarsi.
Rezultatet tregojnë se Amsterdami po bën maksimumin për “t’u fokusuar së brendshmi në bukuritë e tij të famshme, historinë dhe shpirtin komunitar – duke u munduar në të njëjtën kohë të largojë një herë e mirë, coffee shop-et, shtëpitë publike apo edhe shthurjet e pijanecëve që janë të fokusuar vetëm në pjesën turistike të qytetit.”
3. Mançester, Britania e Madhe
Mançester e mundi Londrën këtë vit si pasojë e kulturës kumbuese dhe shpirtit komunitar.
Gjatë pandemisë, biznese të vogla si Result CIC ofruan suport falas për shëndetin mendor për të gjithë të punësuarit në frontin e parë të ‘luftës’ si dhe Eagle and Child Pub u shpërndau rreth 4,500 vakte falas të gjithë atyre që ishin në nevojë.
Prej të gjithë qyteteve që ishin pjesë në sondazh, Mançester u votua më shumë për ‘jetën sociale’, ‘kreativitetin’, ‘shpirtin komunitar’, ‘shoqërueshmërinë’, si dhe ‘njohjen e fqinjëve’.
4. Kopenhagen, Danimarkë
Danimarka është njohur prej kohësh si një nga qytetet më hipi në të gjithë botën. Së bashku me kualitetin e lartë të jetës dhe iniciativat e gjelbra, vlerat themelore të këtij vendi mund të përkufizohen mrekullisht me fjalën e famshme vendase ‘hygge’, që do të thotë stil dhe mënyrë jetese minimaliste, ku dikush duhet t’i lejojë vetes të kënaqet nga gjërat më të vogla e të thjeshta të jetës.
Në sondazh, 66% e banorëve të Kopenhagenit e quajtën qytetin e tyre një vend ‘pozitiv dhe relaksues’.
5. Nju Jork, SHBA
I famshmi ‘Nju Jork, Nju Jork’ u votua si qyteti më “fleksibël” nga të gjithë qytetet amerikano-veriore gjatë pandemisë së COVID-19. Sigurisht, nuk na duhet të rreshtojmë arsyet përse ju duhet të vizitoni ‘xhunglën e betonit’ që është kthyer në ikonë në të gjithë botën, por mënyra se si ky qytet po e menaxhon pandeminë, duke ju përgjigjur kërkesave të 8 milionë banorëve, vlen vërtetë të përshëndetet dhe lavdërohet, sipas bordit drejtues të Time Out.
6. Montreal, Kanada
Montreali dhe Kanadaja në përgjithësi njihen si vendi i njerëzve të shoqërueshëm – të cilët qëndruan të bashkuar përgjatë kohëve më të vështira të pandemisë dhe treguan një shpirt të jashtëzakonshëm komunitar.
Kur u pyetën se cila është një gjë që qytetet e tjera mund ta mësojnë nga Montreali, vendasi dhe gazetari i Time Out, JP Karwacki tha, “Ambicia për të ecur para me anë të një morie projektesh të gjelbra inovative, si planet për të ndaluar me ligj përdorimin e të gjithë plastikëve një përdorimesh apo transformimin e bulevardeve në qendrën e qytetit në pyje urbane.”
7. Pragë, Republika Çeke
Praga është një nga qytetet ku mund të ecësh më tepër në këmbë në të gjithë botën dhe ky fakt interesant e bën atë edhe një nga vendet më të mira për të jetuar. Dhe kushdo që e gjen veten për një shëtitje në rrugët e Pragës mund të jetë i sigurt të kalojë një eksperiencë vizuale mjaft interesante.
I njohur si ‘Qyteti i Artë’, Praga është plot atraksione turistike përfshi Urën Charles apo sheshin Old Town Square. Praga ka 6 lagje të cilat ofrojnë parqe që janë funksionale gjatë gjithë vitit dhe që e bënë karantinën më të përballueshme për vendasit.
8. Tel Aviv, Izrael
Tel Aviv u bë pjesë e dhjetëshes më të mirë pasi ‘qyteti që nuk ndalon kurrë’ hyri në një periudhë pauze në momentin që shpërtheu COVID.
Sipas studimeve të Time Out, hapësira si sheshi Dizengoff apo Parku HaMesila u kthyen në vende ku mbaheshin piknikë, shfaqe e diskutime, gjatë kohës kur ambientet e brendshme u detyruan të mbyllen.
Kur Tel Aviv është i hapur plotësisht, ai është një qytet që ofron restorante të shumta vegane si dhe një jetë të gjallë sociale.
9. Porto, Portugali
A ka ndonjë qytet më të bukur se Porto për të kaluar karantinën?
Arkitektura e këtij qyteti së bashku me muralet e punuara nga artistët e grafitit i japin ngjyrë shëtitjeve të përditshme në këtë qytet. Një pjesë e madhe e këtij qyteti i ishte dedikuar këmbësorëve që para pandemisë, por kohët e fundit janë shtuar edhe shumë korsi biçikletash. Kopshtet komunitare gjithashtu po i japin mundësi vendasve të kultivojnë produktet e tyre dhe të ndjehen më të shëndetshëm ndërkohë që ndihmojnë ambientin.
10. Tokio, Japoni
Siç thuhet edhe nga Time Out, mbajtja e maskave në Tokio ishte në modë shumë më përpara pandemisë. Sipas studimeve, jeta pësojë një ngadalësim të konsiderueshëm në kryeqytetin e Japonisë që në nisje të pandemisë.
Gjatë 18 muajve të fundit, ky qytet ka bërë investime të jashtëzakonshme në hapësira dhe atraksione për vendasit dhe vizitorët. Një nga lëvizjet më të spikatura kohët e fundit janë ‘tualetet publike firmato’, këto janë tualete të një niveli të lartë, të cilat gjithashtu janë ndërtuar për t’u dukur si instalacione arti./Motilokal.com
