Veturat hibride dhe elektrike kryesojnë shitjet në Austri

Veturat hibride dhe elektrike kryesojnë shitjet në Austri

Veturat hibride dhe elektrike kryesojnë shitjet për muajin e kaluar në Austri sesa ato benzinë ose naftë, sipas të dhënave të publikuara.

“Pjesa e përgjithshme e makinave elektrike dhe hibride qëndroi në 42,2 për qind në gusht, përpara makinave me benzinë, të cilat arritën në 35,1 për qind, dhe makinave me naftë, në 22,7 për qind”, theksoi drejtori i statistikave austriake, Tobias Thomas, transmeton dpa.

Të dhënat tregojnë se automjetet me burime alternative të energjisë kanë dyfishuar pjesën e tyre të regjistrimeve të reja në vetëm një vit./Motilokal.com