Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell gjatë pasdites edhe me vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 23 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 24 °C.
Të dielën do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 26 °C./Motilokal.com
