Aktivizohet alarmi i tymit në segmentin rus të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

Aktivizohet alarmi i tymit në segmentin rus të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

Alarmi i tymit u aktivizua në segmentin rus të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) sot herët, por situata me sa duket është kthyer në normale, njoftoi Agjencia Hapësinore Ruse (Roscosmos).

"Në orën 04:55 sipas kohës në Moskë një detektor tymi u aktivizua në modulin e shërbimit ('Zvezda') të segmentit rus të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar gjatë mbushjes automatik të baterisë dhe u aktivizua alarmi i emergjencës", thuhet në deklaratën e Roscosmos.

Kozmonautët që punonin në stacion ndezën sistemin e pastrimit të ajrit dhe pasi pastruan atmosferën brenda modulit, u kthyen për të pushuar, sipas Roscosmos.

"Sipas grupit kryesor të kontrollit operacional të segmentit rus të stacionit, të gjitha sistemet po punojnë normalisht, përbërja e ajrit në bordin e stacionit korrespondon me treguesit standardë", thuhet më tej.

Ky incident i ri ndodhi pasi kompania hapësinore ruse përgjegjëse për mirëmbajtjen e pjesës ruse të ISS, u gjykua në fund të gushtit në një gjendje shqetësuese me 80% të sistemeve, transmeton AA.

Sipas intervistave të ekuipazhit me Tokën, të transmetuara nga NASA dhe të cituara sot në mëngjes nga agjencia Ria Novosti, një alarm ra në modulin rus ”Zvezda” dhe ekuipazhi vuri re tym dhe erë të pazakontë.

"Ekuipazhi kozmonaut rus po përgatitet për një shëtitje në hapësirën këtë mbrëmje", tha Roscosmos.

Roscosmos nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi aktivizimin e alarmit ose nëse shkaku u eliminua apo jo./Motilokal.com