Zogjtë po ndryshojnë formën për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike

Zogjtë po ndryshojnë formën për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike

Kafshët po ndryshojnë trupin e tyre për t'u përshtatur me rritjen e temperaturave globale. Ndër ndryshuesit e formave janë edhe zogjtë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Shpendët po zhvillojnë këmbë më të gjata, sqep dhe veshë që u krijojnë më shumë mundësi që të rregullojnë temperaturën e trupit ndërsa planeti bëhet gjithnjë e më i nxehtë. Më shumë duket se po preken zogjtë, thotë Sara Ryding, një studiuese në Universitetin Deakin në Australi dhe një nga autoret e studimit të publikuar të martën në revistën “Trends in Ecology & Evolution.”

Nga 30 kafshët që u analizuan rezultoi se ndryshimet më të mëdha kanë ndodhur në disa specie papagajsh në Australi. Rezulton se madhësia e sqepit të tyre është rritur mesatarisht me 4 deri në 10 për qind që nga viti 1871.

“Nuk e dimë nëse këto ndryshime i ndihmojnë këto kafshë për të mbijetuar, pra nëse janë të mira apo jo. Ky fenomen i ndryshimit të përmasave nuk duhet parë as si pozitiv por as edhe si negativ. Por, ajo që është alarmante është fakti se ndryshimet klimaterike po i shtyjnë kafshët që të evoluojnë në këtë mënyrë, në periudha relativisht të shkurtra”, u shpreh Ryding.

Nuk është hera e parë që ndryshimi i klimës ka nxitur ndryshime fiziologjike dhe evolucionare midis specieve të shpendëve. Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë një periudhë të tendencave të përhapura të ftohjes që filloi 91 milionë vjet më parë që çoi në një diversifikim të shpejtë midis zogjve më të hershëm modernë.

Në një studim pasues, Ryding planifikon të analizojë ndryshimet në madhësinë e trupit midis specieve të shpendëve në Australi duke skanuar në 3D ekzemplarë nga një larmi muzeesh shkencore.

"Ndryshimi i formës nuk do të thotë që kafshët po përballen me ndryshimet klimatike dhe se gjithçka është "mirë", thotë Ryding. "Thjesht do të thotë se ata po evoluojnë për t'i mbijetuar asaj, por ne nuk jemi të sigurt se cilat janë pasojat e tjera ekologjike të këtyre ndryshimeve, ose me të vërtetë që të gjitha speciet janë të afta të ndryshojnë dhe mbijetojnë."/Motilokal.com