Reshjet e borës mbërrijnë më herët në malin Fuji të Japonisë

Reshjet e borës mbërrijnë më herët në malin Fuji të Japonisë

Mali Fuji në Japoni regjistroi reshjet e para të borës të vitit më 7 shtator, sipas zyrës meteorologjike lokale.

Pamje që tregojnë majën e malit të zbardhur nga dëbora. Reshje e borës këtë vit kanë mbërritur të paktën 21 ditë më parë se vitin e kaluar.

Bora më e hershme në malin Fuji ka rënë në vitin 2008, kur maja e tij u zbardh që në datë 9 gusht.

Mali Fuji është mali më i lartë në Japoni dhe ndodhet në ishullin Honshu./Motilokal.com