Për herë të parë pas shumë vitesh, në Parkun e Gërmisë është vënë re prania e ujkut të murrmë, kanë bërë të ditur Milot Kurshumlia dhe Besnik Fetiu.
Në pamjet e publikuara shihen dy ujq që janë vënë re rreth orës 4:00 të mëngjesit të së mërkurës së 8 shtatorit.
Kurshumlia në Facebook, ka treguar se fiziku i ujqve tregon se ata kanë ushqim të bollshëm dhe po ushqehen mirë.
Ai po ashtu ka njoftuar se kamerat kurth kanë kapur në Gërmi edhe një ujk të zi, por që për shkak të pamjeve më të dobëta nuk është publikuar./Motilokal.com
Kliko për Video: ujku (1).mp4
