‘Apokalipsi i internetit’: Mund të jemi pa rrjet për ditë apo edhe muaj

‘Apokalipsi i internetit’: Mund të jemi pa rrjet për ditë apo edhe muaj

Një stuhi tepër e fortë diellore, e cila ndodh vetëm një herë në 100 vjet po afrohet dhe mund të ketë një impakt shkatërrues mbi teknologjitë e ndryshme në Tokë.

Një studim i ri paralajmëron se super stuhia nga ylli i sistemit tonë diellore, mund ta zhysë botën në një “apokalips” të internetit.

Fusha magnetike e planetit tonë në masë të madhe parandalon që kjo erë elektrike të shkaktojë më shumë dëme në Tokë dhe banorët e saj, por ndonjëherë, rreth një herë në shekull, ajo erë përshkallëzohet në një stuhi diellore dhe kërkimet e reja të paraqitura në SIGCOMM 2021 paralajmërojnë se pasojat e një hapësire kaq ekstreme moti mund të jetë katastrofike sipas mënyrës sonë moderne të jetesës.

Kjo ngjarje mund të ndodh një herë në 80 apo 100 vjet, për shkak të ciklit natyror të Diellit, këto erëra të mbushura me grimca me ngarkesë elektrike që burojnë prej tij shtohen duke mbërritur fuqinë e një super stuhie diellore. Sipas shkencëtarëve, ajo mund të zgjasë edhe disa muaj e t`i shkaktojë rrjetit global dëme katastrofike. Sipas studiuesve të Universitetit të Kalifornisë, ndër më të rrezikuara janë fibrat optike në distanca të gjata.

Në hulumtim, Sangeetha Abdu Jyothi nga Universiteti i Kalifornisë, vlerësoi qëndrueshmërinë e infrastrukturës aktuale të internetit kundër një ngjarje kaq ekstreme të motit në hapësirë.

“Ajo që më bëri vërtet të mendoj për këtë është se ne pamë me pandeminë (Covidin) sa e papërgatitur ishte bota. Nuk kishte asnjë protokoll për t’u marrë me të në mënyrë efikase dhe e njëjta gjë është e vërtetë me elasticitetin e internetit. Infrastruktura jonë nuk është gati për ngjarje diellore në shkallë të gjerë”, tha ajo.

Lëshimet masive koronare, siç i quajnë ata, janë aq të forta sa mund të kalojnë në ndërveprim me fushën magnetike të Tokës e të krijojnë në koren e saj rryma gjeomagnetike.

Infrastruktura aktuale e internetit nuk është testuar për evente shumë të forta diellore, ndaj mbetet për t`u parë sesi do t`i bëjë ballë super stuhisë./Motilokal.com