Moti në Kosovë, i vranët dhe me diell, mundësi edhe për riga lokale shiu

Moti në Kosovë, i vranët dhe me diell, mundësi edhe për riga lokale shiu

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me vranësira e diell, gjatë pasdites dhe në mbrëmje, vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 12 deri në 21 °C.

Dita enjte pritet të jetë me mot të vranët dhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 13 deri në 21 °C./Motilokal.com