Moti sot në Shqipëri do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, ku priten edhe reshje shiu në zonën e jugut dhe atë të qendrës parashikohen reshje me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 26 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 25 °C./Motilokal.com
