Moti në Kosovë për ditën e sotme do të jetë mëngjesi me vranësira, mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 10 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-verilindjes.
Të shtunën mëngjesi do të jetë pjesërisht me re, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 5 deri në 13 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugut.
E diela do të jetë pjesërisht me re, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 13 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jug-juglindjes. /Motilokal.com
