NASA ka nisur testimet për një aeroplan ajror të ri elektrik, i cili është një ndërthurje mes një aeroplani e një helikopteri që mund të ngrihet dhe ulet vertikalisht. Ai pritet të jetë gati për përdorim të gjerë brenda vitit 2024, që është në gjendje të transportojë udhëtarët nëpër qytetet deri në 200 kilometra në orë.
Ky aeroplan një ditë mund të shërbejë si taksi ajror për qytetet dhe zonat e ngarkuara, duke shtuar një mënyrë alternative të transportit për njerëzit dhe mallrat, sipas ekipit të NASA-.s
Testimet kanë nisur më 1 shtator dhe janë parashikuar të zgjasin 10 ditë. Zyrtarët e NASA-s do të testojnë performancën dhe zhurmën e aeroplanit, i cili do të ketë 6 helika të vendosura si ato te një dron, të cilat do të sigurojnë zhvendosjen, por edhe qëndrueshmëri. Ky projekt është i pari për të cilin nisin testimet në programin e NASA-s, Advanced Air Mobility, i cili synon gjetjen e mënyrave më të shpejta të transportit publik për të ardhmen./Motilokal.com
