Tesla planifikon të investojë 5 miliardë euro në Gjermani për prodhimin e baterive

Tesla planifikon të investojë 5 miliardë euro në Gjermani për prodhimin e baterive

Gjermania është gati që të ndihmojë prodhuesin e veturave elektrike, Tesla, e cila po mendon hapjen e një fabrike për prodhimin e baterive në Berlin.

Ende nuk dihet shuma që mund të përfitojë kompania e Elon Musk nga qeveria gjermane, por pritet që kjo dilemë të zgjidhet shumë shpejt.

Ndërkohë Bashkimi Evropian në janar ka miratuar një plan që përfshin dhënien e ndihmës shtetërore Tesla, BMW dhe kompanive të tjera për të mbështetur prodhimin e baterive të automjeteve elektrike dhe për të ndihmuar bllokun të zvogëlojë importet nga udhëheqësi i industrisë Kina.

Sipas këtij njoftimi plani i BE-së për projektin 2.9 miliardë euro për Inovacionin Evropian të Baterive, i cili përfshin më shumë se 40 kompani, vjen pas fillimit në vitin 2017 të kësaj aleance.

Vlerësimet e ministrisë gjermane të Ekonomisë, Tesla planifikon të investojë 5 miliardë euro në fabrikën e saj të baterive në Gruenheide pranë Berlinit.

Vëllimi i lartë i investimeve do të thotë që prodhuesi amerikan i makinave mund të llogarisë në subvencionet shtetërore gjermane prej 1.14 miliardë Eurosh./Reuters/Motilokal.com