Përgjatë kësaj jave në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot relativisht i paqëndrueshme. Moti parashikohet të mbajë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe reshje shiu. Në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave të shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Dita e hënë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, duke nisur nga mesdita priten vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 19 deri në 28 °C.
Të martën pritet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira të pjesshme dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 27 °C.
E mërkura parashikohet të jetë me mot pjesërisht me re në disa zona me reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen prej 14 deri në 28 °C./Motilokal.com
