Gati 200 vjet pasi u fundos, anija “Götheborg” do të kthehet sërish të lundrojë nëpër botë. Anija origjinale tregtare, në fakt, u mbyt në det në vitin 1745, por tashmë një kopje e saj, e quajtur “Götheborg II”, po qëndron në ujërat e Stokholmit.
Në prill 2022, anija pritet të lundrojë nga Suedia me një itinerar të planifikuar me ndalesa në Londër, Lisbonë, Athinë, Aleksandri, Singapor, Hong-Kong dhe Shangai.
Kjo rrugë kërkon kalimin përmes Kanalit të Suezit, i cili ishte vendi i një telenovele globale, ku në fillim të këtij viti, një anije kontenieri e quajtur Ever Given u bllokua atje për më shumë se një javë, duke bllokuar trafikun e anijeve të tjera dhe duke prishur zinxhirët global të furnizimit.
Anija aktualisht ka 80 anëtarë të ekuipazhit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, “Götheborg II” do të mbërrijë në Shangai diku në tetor 2022.
"Misioni për udhëtimin është të forcojë marrëdhëniet tregtare suedeze-aziatike dhe të promovojë nevojën për zgjidhje inovative për një botë më të qëndrueshme", tha një përfaqësues i “Götheborg II” për CNN./Motilokal.com







