Ariu shfaqet në Parkun e Gërmisë, apelohen qytetarët të shmangin shkuarjen atje

Ariu shfaqet në Parkun e Gërmisë, apelohen qytetarët të shmangin shkuarjen atje

Komuna e Prishtinës, ka apeluar te qytetarët që të shmangin frekuentimin në Parkun e Gërmisë, pasi që është vërejtur një ari.

“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t'i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se ariu nuk është pjesë e "Parkut të Arinjëve", prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, njofton komuna e Prishtinës./Motilokal.com