Si do të jetë moti për këtë fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane?

Si do të jetë moti për këtë fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane?

Parashikimi i motit për këtë fundjave nuk do të ketë depërtime të cikloneve nga rajoni, kështu që pritet një pushim i të reshurave. Kjo periudhë do të jetë nën ndikimi periferik të fushave të presionit të lartë që ndodhen në lindje të kontinentit. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë me mot të thatë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e premte do të mbajë mëngjesi pothuajse i kthjellët, mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 17 °C.

Ndërsa e shtuna do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 19 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Moti për ditën e diele do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat do të sillen prej 14 deri në 19 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të lindjes.

Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë mëngjesi me vranësira, mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 10 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Të shtunën mëngjesi do të jetë pjesërisht me re, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 5 deri në 13 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugut.

E diela do të jetë pjesërisht me re, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 13 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, mëngjesi do të jetë pjesërisht me re, kurse mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 15 °C.

E shtuna do të mbajë në mëngjes mot me vranësira, mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 6 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të lindje-verilindjes.

Edhe dita e diele do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 12 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Moti për ditën e sotme në Ulqin, do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 16 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të  lindjes.

Dita e shtunë do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 11 deri në 17 °C. Era do të fryjë 6 m/s në drejtim të verilindjes.

E diel do të mbajë mot të kthjellët. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 13 deri në 17 °C. Era do të fryjë 5 m/s në drejtim të verilindjes./Motilokal.com

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj