Organizatat ambientaliste Greenpeace dhe Deutsche Umwelthilfe (DUH) po përgatiten të padisin prodhuesit gjermanë të automobilave BMW, Daimler, Volkswagen dhe furnizuesin e energjisë Wintershall për shkak të "masave të papërshtatshme për mbrojtjen e klimës".
Avokatët Remo Klinger dhe Roda Verheyen, të cilët përfaqësojnë organizatat thanë se kanë kërkuar që prodhuesit gjermanë të ndalojnë prodhimin e veturave me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2030, dhe që Wintershall duhet të ndalojë hapjen e fushave të reja të naftës dhe gazit nga viti 2026.
Në njoftim bëhet e ditur se Greenpeace dhe Deutsche Umwelthilfe u kanë dhënë kompanive disa javë kohë për t'iu përgjigjur kërkesave të tyre, duke argumentuar se afatet e dhëna kompanive janë të nevojshme për ato për të arritur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit për Klimën dhe Aktin Gjerman të Mbrojtjes së Klimës.
Daimler tha se është e përkushtuar ndaj qëllimeve të marrëveshjeve klimatike të Parisit dhe tashmë është në rrugë të drejt ndaj neutralitetit klimatik.
Volkswagen, BMW dhe Wintershall nuk kanë komentuar deklaratat e organizatave ambientaliste.
Organizatat njoftuan se do të ngrenë padi në gjykatat gjermane nëse nuk marrin përgjigje nga prodhuesit e automobilave dhe furnizuesi i energjisë ndaj kërkesave të tyre./Motilokal.com
