Studim: Ndotja e ajrit ‘vrasësi’ më i madh se duhani, aksidentet dhe HIV/AIDS

Studim: Ndotja e ajrit ‘vrasësi’ më i madh se duhani, aksidentet dhe HIV/AIDS

Ndotja e ajrit po shkurton jetën e miliarda njerëzve deri në gjashtë vjet, sipas një raporti të ri, duke e bërë atë një vrasës shumë më të madh sesa pirja e duhanit, aksidentet apo HIV/AIDS.

Djegia e qymyrit është fajtori kryesor dhe më e prekura është India sa i përket këtij fenomeni rezulton të jetë India. Kina ka zvogëluar ndotjen e ajrit në shtatë vitet e fundit, por prapë ky fenomen vijon të jetë kërcënues për jetëgjatësinë e qytetarëve të saj.

Djegia e karburantit fosil po shkakton ndotjen e ajrit dhe krizën klimatike. Kriza klimatike tani po shton edhe ndotjen e ajrit duke shkaktuar zjarre, thanë shkencëtarët.

Ekipi tha se ngjarjet e fundit kanë treguar se mund të përballemi me situata të ndryshme në vende të ndryshme në varësi të faktit nëse qeveritë e vendeve do të veprojnë apo jo.

"Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh i jashtëm për shëndetin e njerëzve në planet, dhe kjo nuk njihet gjerësisht, ose nuk njihet me forcën dhe vrullin që mund të pritet", tha profesor Michael Greenstone.

Ai tha se kalimi në energji më të pastër dhe zbatimi i masave të cilësisë së ajrit në termocentralet ekzistuese kanë zvogëluar ndotjen në shumë vende.

Air pollution is slashing years off the lives of billions, report finds –  gokinozal.ru

Në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, ndikimet e ndotjes së grimcave në jetëgjatësinë janë të krahasueshme me HIV/AIDS dhe malarien, por marrin shumë më pak vëmendje, thuhet në raport.

Kina filloi një “luftë kundër ndotjes” në vitin 2013 dhe ka ulur nivelet me 29%. Kjo po shton mesatarisht 1.5 vjet jetë.

"Qymyri është burimi i problemit në shumicën e pjesëve të botës", tha Greenstone. "Nëse këto kosto [shëndetësore] do të nguliteshin në çmime, qymyri do të ishte jokonkurrues në pothuajse të gjitha pjesët e botës."

Gazi fosil është dukshëm më pak ndotës se qymyrit. Japonia ka njoftuar se nga qershori do të ofron 10 miliardë dollarë ndihmë për projektet e dekarbonizimit të energjisë në Azinë Juglindore, përfshirë stacionet e energjisë të gazit.

Raporti AQLI bazohet në hulumtimet që krahasojnë shkallën e vdekjeve të njerëzve që jetojnë në vende gjithnjë e më pak të ndotura, me problemet e zemrës dhe mushkërive që janë burimi më i madh i vdekjeve të hershme. Analiza bazohet në ndotjen e grimcave të vogla, por ka të ngjarë të përfshijë efektet e ndotësve të tjerë të ajrit. Vlerësimet e ndotjes së ajrit në të gjithë botën rrjedhin nga të dhënat satelitore me një rezolucion prej 6 kilometrash./Motilokal.com