Sot dhe nesër mot me diell e vranësira, të dielën mundësi për riga lokale shiu në Kosovë

Sot dhe nesër mot me diell e vranësira, të dielën mundësi për riga lokale shiu në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 9 deri në 21 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 23 °C.

Të dielën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 25 °C./Motilokal.com