Listës së zonave të mbrojtura të Kosovës u shtohen edhe 18 vlera të natyrës

Listës së zonave të mbrojtura të Kosovës u shtohen edhe 18 vlera të natyrës

Në kuadër të realizimit të planit të punës për vitin 2021, Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me komunën e Deçanit kanë realizuar studimin e vlerave natyrore të cilat paraprakisht ishin evidentuar në territorin e kësaj komune. 

Pas përgatitjes së elaborateve përkatëse për të gjitha objektet e trashëgimisë natyrore në territorin e komunës të njëjtat janë përcjellë për miratim në Kuvendin Komunal të Deçanit, i cili me datë 03.08.2021 nxorri vendimet (18) për mbrojtjen e tyre.

Me nxjerrjen e vendimeve këto objekte të trashëgimish natyrore të komunës janë shtuan regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës që mirëmbahet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës.

Paraprakisht, në territorin e komunës të Deçanit, statusin e zonave të mbrojtura  natyrore përveç Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, që një pjesë e tij shtrihet në këtë komunë, e kishin edhe Trungu i blirit (Tilia argentea) në Isniq ( 1968) dhe kompleksi i trungjeve të blirit (Tilia argentea) po ashtu Isniq (1968).

Lista e zonave të reja të marra në mbrojtje:

Gleni i Llukës - Llukë e Ulët

Trungu i blirit - Kodrali

Trungu i blirit - Strellc i Ulët

Trungu i blirit - Strellc i Epërm

Burimi i ujit mineral - Deçan

Trungu i blirit - Deçan

Trungu i dushkut - Maznik

Trungu i dushkut - Dashinoc

Trungu i Mrizit (bungut) - Ratish e Ulët

Trungu i dushkut - Ratish e Eperm

Kompleksi i trungjeve - Ratish e Eperm

Kompleksi i trungjeve dushkut - Shaptej

Kompleksi i trungjeve-varrezat e Jagozit - Gramacel

Trungu i dushkut - Gllogjan

Trungu i dushkut - Carrabreg i Epërm

Trungjet e blirit dhe trungu i pishës - Drenoc

Trungu i dushkut - Rastavicë

Trungu i blirit - Dubovik./Motilokal.com