Spanjë, përmbytje në disa qytete për shkak të shirave të rrëmbyeshëm

Spanjë, përmbytje në disa qytete për shkak të shirave të rrëmbyeshëm

Një stuhi e fortë shiu ka çuar në përmbytje të mëdha në Spanjë. Mijëra shtëpi janë pa energji elektrike, rrugët dhe lidhjet hekurudhore janë detyruar të mbyllen. Qytetet bregdetare në rajonin verilindor të Katalonjës pësuan barrën e stuhisë, si dhe pjesë të Spanjës qendrore pranë Madridit.

Brenda gjysmë ore, reshjet e shiut që ranë në qytetin Alcanar, rreth 200 kilometra në jug të Barcelonës, shkaktuan një vërshim gjigant balte që u përhap në qytet, sipas imazheve të transmetuara në rrjetet sociale.

 Alert in Madrid for heavy rains;  floods in Alcanar (Tarragona) and Castellón

Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpitë. Sipas agjencisë meteorologjike kombëtare (AEMET), Madridi dhe bregdeti i Mesdheut janë në një situatë “rreziku domethënës” për shira dhe stuhi. Situata do të vazhdojë të jetë e paqëndrueshme.

Stuhitë prodhuan mbi 9,000 goditje rrufesh në të gjithë vendin, sipas shërbimit kombëtar të motit.

Shkencëtarët kanë deklaruar se shiu i rrëmbyeshëm po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në Spanjë për shkak të ngrohjes globale dhe ndryshimit të klimës./Motilokal.com