Zjarret masive në Kaliforni shkrumbojnë zonat turistike

Zjarret masive në Kaliforni shkrumbojnë zonat turistike

Një numër i madh zjarrfikësish u mblodhën të martën për të mbrojtur vendpushimin e njohur pranë Liqenit Taho në Kaliforni nga një zjarr i madh që detyroi evakuimin e komuniteteve në skajin jugor të vendpushimit alpin dhe nxiti paralajmërimet për komunitetet e tjera në shtetin fqinj Nevada.

Rrugët e vendpushimit të famshëm, të mbushura zakonisht me mijëra turistë gjatë sezonit të verës, ishin tërësisht të braktisura pasi shtimi i intensitetit të zjarrit Caldor (zjarret marrin emrin e zonës për asye informative gjeografike) detyroi një evakuim masiv të pjesës jugore të Liqenit Taho të hënën dhe shkaktoi një trafik disa orësh. Parkimet e hoteleve që përbëjnë arterien kryesore të qytetit ishin bosh.

May be an image of tree and nature

Në një qendër evakuimi në Nevada, Lorie Major tha se kishte paketuar një çantë në përgatitje për t'u larguar dhe ishte në një dyqan ushqimor kur mori alarmin e evakuimit në telefonin e saj.

May be an image of one or more people, people standing, nature, sky and tree

“I thashë vetes, Lorie mbaje veten. Është koha për t’u larguar”, tha ajo të martën nga qendra ku janë strehuar të evakuuarit në Gardnerville të shtetit Nevada, transmeton VOA.

May be an image of one or more people, people standing, fire and outdoors

I nxitur nga erërat e forta, zjarri Caldor u përhap përtej dy autostradave kryesore duke djegur kabina malore ndërsa shkrumboi shpatet në pellgun Tahoe. Disa dhjetëra helikopterë dhe avionë po hedhin mijëra litra ujë nga ajri, tha të martën zëdhënësi i zjarrëfiksëve Dominic Palito.

May be an image of fire, sky and nature

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte kritike të motit që ushqejnë zjarret deri të mërkurën për shkak të erërave të forta, lagështisë shumë të vogël dhe shkurreve jashtëzakonisht të thata./Motilokal.com