Fotografitë e shkrepura nga hapësira kanë treguar retë e mëdha të krijuara në tokë gjatë uraganit Ida.
Astronauti i NASA-s Thomas Pesquet ka shkrepur imazhe të frikshme gjatë uraganit Ida i cili konsiderohet i pesti më i madh që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Imazhet janë shkrepur para nisjes së uraganit të kategorisë 4 të dielën që lamë pas.
Erërat frynin me një shpejtësi prej 230 kilometrash në orë. Shumë ndërtesa u shkatërruan ndërkohë që 5 persona kanë humbur jetën dhe një milion banorë janë pa energji elektrike në Misisipi e Luiziana./Motilokal.com
